Pensionistët e Maqedonisë kërkojnë rritje lineare të pensioneve

Shpërndaje

Sot në protestën e dytë, pensionistët e Sveti Nikollës bllokuan rrugën drejt qytetit të Shtipit.

Para një jave ata protestuan rrugën drejt Kumanovës. Ata edhe sot kërkuan rritjen linere të pensoneve prej 3.500 denarë, dhe nëse nuk përmbushen kushtet, qeveria duhet të dorëhiqet.

Ata paralajmëruan se protestat dhe bllokimet do të vazhdojnë, ndërsa sot në protestë me automjet dhe traktorë për një orë bllokuan hurje dhe daljen në qytetëzën e Sveti Nikollës.

Kujtojmë se protesta të ngjashme ka pasur në disa qytete të Maqedonisë ku pensionstët nuk janë të kënaqur me rritjen prej 6% në shtator të këtij viti, por për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve ata kërkojnë rritje lineare prej 3.500 denarë.