Kasami: S’kam kohë të paraqitem në polici, le të më arrestojnë
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje njoftoi se sërish ka marrë ftesë tjetër nga Ministria e Brendshme për tu paraqitur në polici. Por, sot Kasami tha se nuk ka kohë të paraqitet në polici dhe se nuk druan nga arrestimi.
“Jo! S’kam kohë të paraqitem!
A druani se mund të arrestoheni?
“Ata e dinë ku jam, mund të bëjnë çfarë të dojnë”, tha Kasami.
A keni pritur reagime nga partitë shqiptare për ftesën tuaj dhe të kryetarit të Çairit në polici dhe gjykatë?
“Nëse e keni fjalën për partitë në Qeveri, nuk mund të ketë reagime nga partisë të tilla sepse ftesa edhe për mua, edhe për kryetarin e Çairit është bërë me kërkesë dhe dirigjim të tyre. Ata mundohen që t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat që ua ofron pushteti për të frikësuar qytetarët, përveç frikësimit që ua bëjnë kryetarëve të komunave kryesore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe një herë po e përsëris që ka kaluar koha e frikës dhe tanimë qytetarët janë të përcaktuar që pas 20 viteve të një pushteti të dështuar të BDI-së të bëjnë ndryshimin”, tha Kasami.