Në UT më 28 gusht do të fillojë afati i parë i regjistrimit të studentëve

Shpërndaje

Në Universitetin e Tetovë, nga 28 gushti e
deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Edhe këtë vit akademik, Universiteti ynë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë.
Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore.
Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës do të regjistrojë studentë të rinj në 13 njësitë akademike që i posedon. Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se, nga aplikimet online, vërehet interesim i madh i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë.
Nga kjo zyrë po ashtu apelojnë deri te të gjithë kandidatët, që gjatë procesit të aplikimit t’i ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e konkursit të Universitetit të Tetovës, për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2023/24, duke klikuar në këtë link: https://unite.edu.mk/apply/

Zyra për informim