Interpretoi në Hungari me flamurin e Serbisë të hedhur krahëve, Rita Ora kritikohet nga fansat (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare, pasi performoi me flamurin serb të hedhur krahëve në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari.

Teksa interpretonte në skenë, një nga adhuruesit i ka dhënë këngëtares shqiptare flamurin e Serbisë, të cilën këngëtarja e mbajti në duar teksa ecte në skenë, e valëviti dhe madje e vendosi krahëve.

Video e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ka marrë pafund reagime nga komentues shqiptarë, të cilët e kanë “kryqëzuar” Rita Orën për këtë gjest.

Rita nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.