Pamje nga momenti i shpërthimit në Kosovë ku u plagosën 42 persona (Video)

Shpërndaje

Është publikuar video ku shihen pamjet nga momenti i frikshëm i shpërthimit në Ferizaj, ku u lënduan 42 persona.

Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42 persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Kamera e sigurisë në një objekt, ka regjistruar pamjet e momentit të shpërthimit të fuqishëm.