Bekim Jashari: Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë! URIME!

Shpërndaje

Jashtëzakonisht i lumtur që pas vendimit të Kuvendit të Kosovës Ushtria jonë e ndërtuar me shumë mund e sakrificë do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të Iowa-së, në misione paqëruajtëse në botë.

Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë.

Një falënderim dhe mirënjohje e thellë për SHBA-të, për mbështetjen e tyre të pa rezervë në rrugën tonë të krijimit të ushtrisë sonë shtetërore dhe integrimit të saj ndërkombëtar.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Urime!