Ziadin Sela: BDI-ja nuk ndjehet komod në fushatë, është duke u ‘çoroditur’

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët sot po diskuton rreth fushatës Presidenciale në emisionin Click Plus në RTV 21. Ziadin Sela ka deklaruar se disa nga aktorët politik, apo thënë më ndryshe oponentët e tij janë çoroditur, duke mos u ndjerë komod në fushatat e tyre për zgjidhjen që kanë bë se kënd do të përkrahin për kandidat. Sipas Selës oponentët janë duke u marrë me gjëra jo të hijshme dhe jo të mira dhe po bën fushatë të pa natyrshme ndaj Blerim Rekës.

Ziadin Sela gjithashtu theksoi se partive në pushtet i ranë maskat, pasi që Stevo Pendarovski pranoi se nuk është kandidat konsensual. Pasi që sipas Selës, Pendarovski po garon nën siglën e LSDM-së dhe jo të partive të tjera. Sipas Selës koncepti dhe konsensualiteti si dy terme janë gënjeshtra të rradhës të BDI-së. Koncepti i vetëm dhe i logjikshëm do të ishte ndryshimi i Kushtetutës.