Ziadin Sela: Përkrahja ndaj Rekës është rezistencë ndaj realitetit!

Shpërndaje

Ziadin Sela, njëherit kryetari i Aleancës për Shqiptarët është duke diskutuar për situatën politike dhe fushatën zgjedhore në Click Plus. Ai ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim është duke bërë një fushatë jo të hijshme, pasi që është e qartë se janë të harxhuar në skenën politike. Ai gjithashtu ka sqaruar se Blerim Reka shumë më herët ka përmendur demokracinë konsensuale ashtu siç duhet, bile edhe para Bashkimit Demokratik për Integrim. Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka përsëritur deklaratën se Amdi Bajrami e shpjegon më mirë konsensualitetin e BDI-së, pasi që përkrah edhe VMRO-në edhe LSDM-në kur janë në qeveri.

Përkahja e zotit Reka nga Shqiptarët është e ndershme, e ndershme është edhe të votohet një kandidat i cili është profesionist dhe i përfaqëson shqiptarët. NATO, BE dhe vendet evropiane respektojnë të drejtat e njeriut, dhe sipas Selës profesor Reka do nderonte Maqedoninë e Veriut dhe do ishte simbolik se janë ndryshuar gjërat në Maqedoninë e Veriut. Sipas Selës përkahja e Blerim Rekës është rezistencë ndaj realitetit, ndaj migrimit, ndaj ekonomisë së dështuar, ndaj arsimit jo të mirëfillt, ndaj gazetarëve që mbyllen në komuna. Zhgënjimi është rezistenc, andaj është mesazh ndaj çdo shqiptari, sepse jep mesazh se shqiptarët në trojet e veta nuk kanë të drejta të realizuara.