Përfundon gjykimi për Spitalin Modular të Tetovës, të hënën jepet vendimi

Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka përfunduar sot gjykimi dhe fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të mbrojtjes së të akuzuarve lidhur me zjarrin në spitalin modular që ndodhi në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën 14 persona informon Tetovasot.

Në javën e ardhshme gjegjësisht ditën e hënë do të jepet vendimi për këtë rast.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor 2022.