Kovaçevski paralajmëron dorëheqjen?!

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski në intervistë për televizionin Sitel tha se ditën që do të votohen ndryshimet kushtetuese, do të japë dorëheqje dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, transmeton TV21.

“Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thash qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, unë do të japë dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kovaçevski.

Ai më tej tha se asnjë njeri nuk ka lindur që të jetë vetëm kryeministër.