BotaTop Lajme

“Kriza e grurit”/ Erdogan: Ka ende mundësi për marrëveshje, vendet e Perëndimit të përmbushin detyrimet e tyre

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje për ripërtëritjen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin.

Por Erdogan theksoi se kjo varet nga përmbushja e përgjegjësive nga vendet perëndimore.

Megjithatë në një deklaratë për mediat, Erdogan theksoi se përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë me palët do të vazhdojnë.

Erdogan luajti rol kyç për marrëveshjen tashmë të mbetur pezull për eksportin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si palë neutrale në konflikt.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, i mundësonte Ukrainës eksportin e drithërave përmes porteve në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq.

Sulmet në Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen. Nga sulmet ruse me dronë janë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë ditëve të para të këtij muaji.