Foto sa 1000 fjalë dhe 1000 reagime, Petkov fshinë Kovaçevskin nga fotografia me Blinken

Shpërndaje

Pse Kirill Petkovi ka prerë Dimitar Kovaçevskin nga fotografia e përbashkët me sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Entoni Blinken, nga takimi treshe në Konferencën e Sigurisë në Minhen? Pyetja nga dje ka shkaktuar një numër të madh të reagimeve edhe në opinionin bullgar edhe në atë maqedonas. Për dallim nga Kovaçevski i cili e publikoi fotografinë me Blinken dhe Petkov, kryeministri bullgar në FB e publikoi të njejtën fotografi por pa Kovaçevskin. Fakti që në të shihet vetëm krahu i një personi të tretë, u has në përqeshje nëpër media të cilat e kritikojnë veprimin e Petkovit, transmeton Zhurnal nga DW.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Qeveria bullgare. NGa atje vetëm thonë për nova.bg se kuadrot janë bërë nga fotografë të vet forumit, ndërsa nëse fotografia ka ndryshuar, kjo ndoshta ka ndodhur pa qëllim në pres qendrën e kabinetit.

T’i jepet rëndësi pak më e madhe

Praktikisht në kontekstin e kësaj fotografie nuk ka informata nëse ka patur “takim” apo vetëm “përshëndetje në kalim”, për çka ka shkruajtur edhe portali bullgar Mediapul, i cili informon për intervenimin në fotografi nga ana e Petkov.

“Për momentin autoritetet në Uashington asgjë nuk njoftojnë për këtë takim. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për takim të rastësishëm kur politikanët marin pjesë së bashku në një ngjarje të rëndësishme dhe ndalen për kohë të shkurtër që të shkëmbejnë disa fjalë”, shkruan portali.

Fjalia e njohur: “Një foto sa 1000 fjalë” me këtë veprim nuk e humbë kuptimin, por pasurohet edhe me 1000 reagime të tjera.

“Mendoj se bëhet fjalë për gabim të PR ekipit të Petkovit”, vlerëson analisti Xhelal NEziri.

“Qëllimi si duket ka qenë që të njoftohet për takim me Blinken si takim bilateral, gjë që do të fitonte peshë më të madhe për opinionin në Bullgari. Nuk besoj se është mesazh për opinionin në Maqedoni të Veriut dhe se është e lidhur me përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për kontestin me historinë. Petkov si kryeministër i ri ka nevojë për afirmim dhe legjitimim ndërkombëtar, e cila më pas do të shërbente si material për promovim të brendhsëm. Një takim sy më sy me sekretarin shtetëror të SHBA-ve është padyshim i rëndësishëm për përforcimin e imazhit të Petkovit në shtëpi, si faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë. Kovaçevski si duket ka qenë i parëndësishëm, ose pengesë për ndërtimin e një narativi të tillë. Sa i përket kontestit, edhe Petkov edhe Kovaçevski treguan deri tani vullnet për tejkalimin e të njejtit. takimi i dy kryeministrave me Blinken mund të përmbajë dhe simbolikën për zgjidhje të shpejtë të problemit”, vlerëson Neziri.

VMRO-DPMNE: Devalvim i shtetit tonë

Intervenimi mbi fotografinë dje shkaktoi reagime edhe te VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila sot madje është transmetuar te disa media bullgare. Partia ka kumtuar se është e befasuar nga heshtja e Qeverisë së Maqedonisë lidhur me veprimin e kryeministrit bullgar, i cili takim trilateral e ka publikuar si bilateral, duke hequr imazhin e kryeministrit maqedonas nga fotografia.

Kovaçevski lavdërohet?

Por, kjo nuk është lëvizje e vetme e fakteve. KRyeministri maqedonas në fotografinë e përbashkët me Blinken dhe Petkov në FB ka shkruar: Takim me sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Entoni Blinken gjatë kohës së fjalimit të nënkryetares së SHBA-ve, Kamala Haris. Ndajmë mendimin e njejtë se të bashkuar jemi më të fortë si aleatë të NATO-s. Sekretari shtetëror Blinken ka shprehur vulnnet për mbështetje për dialogun dhe fqinjësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ka ndarë dëshirën e sinqertë të na shohë të bashkuar në BE. SHBA ngelet partner i përkushtuar në tejkalimin e sfidave”.

Edhe ky shkrim u bë lëndë e interpretimit të gazetës “24 orë”. Kjo media ka shkruar se Kovaçevski lavdërohet se SHBA po bëjnë presion mbi Bullgarinë për Maqedoninë e Veriut në BE, edhe pse në shkrimin e Kovaçevskit asgjë nuk thuhet lidhur me këtë.//Zhurnal.mk