Mbi një orë pritjet në kufirin Serbi-Kroaci, mërgimtarët mbesin në kolona

Shpërndaje

Kolona të gjata janë bërë edhe në kufirin e Serbisë me Kroacinë, në Batrovcinë.

Një kosovar nga mërgimi për Klankosova ka dërguar një video dhe ka dhënë detaje për pritjet në këtë pikë kufitare.

Ai tha se pritjet kanë qenë nga 30 deri në 90 minuta.

Pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi një orë, ndërkaq në Dheun e Bardhë 30 minuta.