Nagavci: Të monitorohet shitja e teksteve, të evitohen abuzimet me çmime
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, Neime Binaku Isufi.
Nagavci ka thënë se diskutim në këtë takim ishte procesi i shitjes së teksteve shkollore, teksa kërkoi nga ky institucion që të monitorojë këtë process në mënyrë që të mos ketë abuzime me çmime.
“Gjatë këtij takimi morëm zotimin se Autoriteti i Konkurrrencës do të monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore”, shkroi ajo ndër tjera.
Nagavci u shpreh se në rast të evidentimit të ndonjë veprimi që bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të njoftojë ministrinë për procedurat e mëtutjeshme ligjore.