Kovaçevski: Pas shumë vitesh, BE e gatshme për zgjerim deri në vitin 2030

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij në “Samo visitina” në Kanal 5 u shpreh se mesazhet janë të qartë dhe se pas shumë viteve, Bashkimi Evropian është e gatshme për zgjerim dhe pranimin e anëtareve të reja deri në vitin 2030.

“Nëse i kalojmë vendimet e nevojshme në Kuvend, në vitin 2030 do të jemi vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të anëtarësohet në Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se nëse tani nuk miratohen vendimet e nevojshme, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë para Maqedonisë, kurse vendi do të jetë bashkë me Kosovën dhe Bosjën dhe Hercegovinën.

“Ato janë shtete që kanë probleme elementare në funksionimin e vet. Unë nuk pajtohem që shteti ynë dhe qytetarët të mbeten në grupin me Kosovën dhe Bosnjën në eurointegrime”, u shpreh ai.