Paralajmërohet stuhi lokale për nesër pasdite
Nën ndikimin e një fronti atmosferik nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, njofton DPHM.
Lokalisht pasdite proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më intensive, erë e fortë dhe me breshëri. Temperatura ditore do të ulet nga pesë deri në tetë gradë, shton HMRC.
Nga aty rekomandojnë vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.