Prej sot mjekët amë kanë filluar të përshkruajnë terapi të cilat më herët mund ta jepnin vetëm mjekët specialistë
Prej sot mjekët amë kanë filluar të përshkruajnë terapi të cilat më herët mund ta jepnin vetëm mjekët specialistë. Pacientët e diagnostifikuar me njërën nga 5 diagnozat si tensioni i gjakut, diabeti, gjëndra tiroide, astma apo pacientët me sëmundje të mushkërive të bardha tanimë për vazhdimin e terapisë së tyre mund të drejtohen tek mjeku amë. Numri një i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, theksoi se rreth 30 përqind e pacientëve që brenda ditës shkojnë në Qendrën Klinike për vazhdim të terapisë apo shërbime të ngjashme me këtë reformë do të kenë shumë lehtësime.
“Me këtë masë ne i mundësojmë mjekut të familjes t’i kushtojë vëmendje maksimale pacientit për më tepër pacientët marrin shumë, ata tani mund të marrin këto shërbime me mjekët e tyre të familjes, në vend që të shkojnë në qendrën klinike ose në kujdesin shëndetësor sekondar dhe tercial, për të humbur kohë, për të shpenzuar fonde për të kryer punë,” deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.