RajoniTop Lajme

Rama për televizionin grek: Ka 80 vite që ka mbaruar lufta dhe Greqia mban në fuqi ligjin e luftës ndaj Shqipërisë

Shpërndaje

Në një intervistë për televizionin grek ERT, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që Greqia të heqë ligjin e luftës që ka me Shqipërinë.

Këtë fakt, kreu i qeverisë shqiptare e konsideron si një arkaizëm të madh, ndërkohë që theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Pyetje: Kanë kaluar 80 vjet nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore edhe janë nënshkruar disa traktate miqësie, janë rinovuar më saktë midis dy vendeve. Minoriteti grek në Shqipëri duket sikur trajtohet me një sy skeptik nga sistemi politik shqiptar. Dhe jemi në vitin 2023!

“Sipas meje, kjo është tërësisht e pavërtetë në terrenin e fakteve. Ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, gjë që është një arkaizëm i madh dhe gjë për të cilën ne jemi shumë të interesuar që ta shohim të largohet një herë e përgjithmonë nga rruga jonë e përbashkët”.

“Ndërkohë që, unë besoj shumë tek miqësia, tek partneriteti strategjik dhe tek interesi i madh i përbashkët i yni, Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu sikundër besoj në faktin e thjeshtë që minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy popujve, mes të dy shteteve dhe patjetër edhe mes dy qeverive, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë dhe pavarësisht se kush qeveris në Athinë”, ka deklaruar tutje Rama.