Në UT vijon me sukses procesi i regjistrimit të studentëve të rinj

Shpërndaje

Në Universitetin e Tetovës vijon të zhvillohet me sukses procesi i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Shërbimet administrative të Universitetit të Tetovës, nën udhëheqjen e Zyrës për arsim, vazhdojnë të mirëpresin kandidatët të cilët aplikojnë për t’u bërë studentë të Universitetit të Tetovës. Përveç maturantëve nga vendi, deri më tani kanë aplikuar edhe një numër i madh i studentëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, bashkë me Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, edhe gjatë ditës së sotme kanë takuar kandidatët të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakultetin e Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin e Kulturës Fizike.

Sipas Prorektorit për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, në dy ditët e para të këtij afati është vërejtur interesim i madh i maturantëve të cilët kanë aplikuar për t’i regjistruar studimet e tyre në Universitetin e Tetovës dhe se, deri në përmbyllje do të realizohen gjitha pritshmëritë dhe objektivat për këtë afat.

Zyra për informim