Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Moskë, plagosen 25 persona

Shpërndaje

Në një shpërthim në një fabrikë në verilindje të Moskës, 25 persona u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Zagorsk, në qytetin Sergiev Posad, e cila prodhon gjithashtu pajisje për ushtrinë, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se shpërtheu një magazinë e lëndëve piroteknike që një kompani kishte marrë nga fabrika. Dy të plagosurit janë transportuar në spital.

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk është shkaktuar nga mjete ajrore pa pilot”, njoftoi TASS.

Fabrika e Zagorsk zhvillon dhe prodhon pajisje optike për ushtrinë, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor.