RajoniTop Lajme

Tërmet në Kosovë

Shpërndaje

Një tërmet ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Kosovë.

Tërmeti sipas “Erthaquake”, ka qenë i shkallës 3.1 të shkallës së rihterit.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa tha për Telegrafin se nuk ka vend për panik pasi tërmeti ishte i intensitetit të ultë.

“Në këto kohë tërmete të këtij intensiteti i kemi të shpeshta dhe nuk ka arsye për panik pasi nuk krijojnë dëme”, tha ai.

Mustafa tha më tej se bazuar në ligj e kanë të obligueshme që të lajmërojnë tërmetet kur janë mbi 3.5 shkallë të Rihterit.