Goli i Jasir Asanit zgjidhet më i miri i javës nga UEFA (Video)

Shpërndaje

Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekt, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Wojciech Szczesny i Juventusit, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.