Grafa etnike/ Lloga përshëndet vendimin e Kushtetueses: Gjykata të veprojë njësoj edhe për rastet e tjera

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se pajtohet dhe përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e udhëzimit të tij, për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore të lëshuara nga Evidenca Amë. Nga ana tjetër, ai thotë se pret që gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare edhe për aktet e tjera ku është shkelur afati kushtetues për publikimin në Gazetën Zyrtare.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, udhëzimi është shfuqizuar për shkak se gjykata vlerëson se është bërë shkelje e nenit 52, paragrafi 2 i Kushtetutes, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim.