Maqedoni

Grubi: Është e vërtetë se opozita ka kërkuar amnisti nga Pendarovski për Nikolla Gruevskin

Shpërndaje

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, në një deklaratë për portalin Zoom ka thënë se është e saktë ajo se opozita aktuale ka kërkuar nga presidenti Stevo Pendarovski amnisti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Artan Grubi, zv/kryeministër

“Po, është e vërtetë. Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponentë të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtoje mundësinë për ta amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ku Pendarovski na informoi se nuk ka asnjë qëllim që ta bëj këtë gjë dhe se i ka refuzuar të gjitha iniciativat dhe kërkest e tilla. Por, është simptomatike ajo se këto kërkesa vijnë nga rryma ose element në kuadrin e VMRO-DPMNE-së që nuk janë të kënaqura me udhëheqësinë aktule”.

Ndërkaq, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski tha se nga udhëheqësia aktuale e VMRO-së askush nuk ka kërkuar asgjë nga Stevo Pendarovski. /SHENJA/