Ishte zhdukur në Gjermani, pas gjashtë ditësh gjendet 15-vjeçarja shqiptare
15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët.
Për gjetjen e saj ishte mobilizuar edhe policia.
E pas gjashtë ditësh, raportohet se ajo është gjetur.
Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë.
Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.