Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi/ Tetë kërkesat e Zagrebit përpara integrimit
Kroacia ka tetë kushte për anëtarësimin e Malit të Zi në union.
Zagrebi i ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku paraqet qëndrimin e saj për çështjet e pazgjidhura me Podgoricën.
Një pjesë e kërkesave lidhen drejtpërdrejt me mbylljen e kapitujve negociues 23 dhe 31, që përfshijnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Shumica e çështjeve të ngritura nga Kroacia lidhen me pasojat e luftërave të viteve 1990 mes tyre: dëmshpërblimi i personave të mabjtur në kampin e Morinjit, (vendi ku u mbajten 300 shtetas kroat), ruajtja e pllakes perkujtimore ne Morinj, Ndryshimi i emrit të pishinës së qytetit në Kotor (sipas palës kroate ajo mban emrin e rojes në kampin famëkeq), zbardhjen e fatit të 14 shtetasve të zhdukur kroatë, ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshirë ato mbi bazën e përgjegjësisë komanduese, zgjidhja e çështjes së të drejtave pronësore të familjeve kroate, përfshirë 51 familje nga Tivati dhe familje të tjera nga Gjiri i Kotorit por edhe kthimine anijes Jadran dhe çështja e kufirit.
Be ka thënë se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen me dialog dhe se ato nuk mund të zhvendosen në Bruksel.

