VV përmbys PDK-në e LDK-në në Dragash pas 21 vjetësh

Shpërndaje

Për 21 vjet me radhë në Komunën e Dragashit, herë LDK e herë PDK kanë dalë në vendin e parë në zgjedhje lokale e nacionale.

Megjithatë në zgjedhjet e 14 shkurtit ky tandem është përmbysur nga Lëvizja Vetëvendosje që ka arritur të dalë e para.

Sipas rezultateve të publikuara nga zyrtari i “Listës Vjosa”, Lendrit Iljazi, LVV ka marrë 2 mijë e 733 vota, Partia Demokratike e Kosovës në vendin e dytë me 2 mijë e 593 vota, derisa LDK është renditur në vendin e tretë më 2 mijë e 122 vota.

“Vetëvendosje Lista Vjosa – 2733

PDK – 2593

LDK – 2122

Rritje 100%

*Votat me kusht dhe votat e diaspores nuk jane perfshire.”, ka shkruar Iljazi.