Jo më stërngarkim! Ministri i Administratës alarmon për mungesë të kapacitetit njerëzor në administratën shtetërore

Shpërndaje

Nëse deri para disa vitesh flisnim për stërngarkim të administratës dhe administratorë që marrin pagë dhe qëndrojnë në shtëpi, nga ky vit ndryshon. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu në “10 Minuta” në TV21 alarmoi për mungesë të kapacitetit njerëzor në disa institucione shtetëtore.

Kjo sipas tij ndodh për dy arsye: Disa administatorë largohen nga sektori publik dhe shkojnë në sektorin privat – kjo për paga më të larta. Ndërkaq arsyeja e dytë largimi nga vendi.