Kamberi i drejtohet presidenti serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën

Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.

Postimi i plotë:
Ti vrasim 100 për 1 është autorsi e juaja z. President

“Mund të na vrisni të gjithve, por Kosovën nuk e njohim” ka thënë presidenti i Serbisë.

Mjaft me patetizmin tuaj z President. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë.

Shqiptarët janë për paqë sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar.

Por Ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës.

Ambiciet tuaja në këtë drejtim nuk janë njësoj sikurse reklamimi I çmimit të salamit (parizerit).

Ato tashmë po shkaktojnë humje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive.

Fundja, “Do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptarë.

Autorsia e saj ju përket juve.