Kurti premton infrastrukturë të re sportive për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar infrastrukturë të re sportive për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ai para mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, tha se organizimi i këtyre lojërave mesdhetare është historike për vendin.
“Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive do të jetë kyçe. Dhjetë objekte sportive do të rinovohem, katër ndërtime të reja sportive do të bëhen”, tha ai.