Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë

Shpërndaje

Lëvizja Besa ka drejtuar sot pyetje drejt kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe partnerit të tij, Ali Ahmeti, në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”, përcjell albazone.mk.

Postimi nga Lëvizja Besa:
Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë.

Po bëhet një javë që kur Serbia përmes terroristëve të saj, sulmoi integritetin territorial të Kosovës dhe tentoi të destabilizojë Ballkanin, si pasojë e së cilës e humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ende nuk tregojnë hapur nëse po e mbështesin ende Vuçiqin dhe iniciativën e tij “Ballkani i Hapur”, ose janë me Kosovën dhe paqen.

Lëvizja BESA që në fillim të promovimit e kundërshtoi ashpër iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq “Ballkani i Hapur”, pasi qasja e vetë presidentit serb ishte tepër misterioze dhe me qëllime të kundërta nga ajo që i shfaqte në opinion.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” ka për qëllim kontrollin e vendeve të Ballkanit perëndimor drejtpërdrejtë nga Serbia, ndërsa në mënyrë indirekte nga Rusia.
Kjo po dëshmohet për çdo ditë e më tepër, prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga press qendra e Qeverisë së Maqedonisë e tha se kjo iniciativë është e përfunduar dhe vendet e Ballkanit duhet të fokusohen te Procesi i Berlinit.

Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski ua kanë borxh qytetarëve që tu përgjigjen:

– A janë me Kosovën që nënkupton me Evropën dhe SHBA-në? ose

– Me Serbinë dhe “Ballkanin e Hapur” e cila kontrollohet nga kthetrat e Rusisë?

30.09.2023
Lëvizja BESA