RajoniTop Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi i ndodhur më 6 shkurt nga i cili kishin humbur jetën mijëra njerëz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kjo bëhet për të treguar solidaritetin e vazhdueshëm me tërmetin vdekjeprurës në Turqi.Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.