Von der Leyen mbështet zgjerimin: Katalizator për përparim, t’i tejkalojmë debatet

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi në fjalimin e saj vjetor për punën e komisionit, se thellimi i integrimit dhe zgjerimi i unionit duhet të ecin paralelisht.

Von Der Leyen , mbështeti zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian duke e cilësuar atë si një katalizator për përparim.

Von Der Leyen mbështeti zgjerimin e BE-së në të paktën 30 anëtarë, duke theksuar që e ardhmja e BE-së Ukrainës dhe Moldavisë është në BE.

“E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Ne duhet të përcaktojmë një vizion për një zgjerim të suksesshëm”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Ajo shtoi se çdo valë zgjerimi ka dhe një thellim politik të unionin dhe e bën BE-në gjeopolitikisht më të fortë.

Mbështetja e Komisionit Evriopian për zgjerimin e BE-së, vjen paralelisht me thirrjen që presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri në Samitin e Bledit në Slloveni, që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE deri në vitin 2030.

“Të nderuar anëtarë, tani është koha që ne të përputhemi me këtë përcaktim.

Dhe kjo do të thotë të mendojmë se si të përgatitemi për një bashkim të përfunduar. Ne duhet t’i kalojmë debatet e vjetra rreth zgjerimit.

Kjo nuk është çështje e thellimit të integrimit apo zgjerimit të Unionit. Ne mund dhe duhet t’i bëjmë të dyja.

Për të na dhënë peshën gjeopolitike dhe kapacitetin për të vepruar.

Kjo është ajo që Unioni ynë ka bërë gjithmonë. Çdo valë zgjerimi erdhi me një thellim politik.

Nga qymyri dhe çeliku shkuam drejt integrimit të plotë ekonomik.

Dhe pas rënies së perdes së hekurt, ne e kthyem një projekt ekonomik në një bashkim të vërtetë njerëzish dhe shtetesh.

Unë besoj se zgjerimi i ardhshëm duhet të jetë gjithashtu një katalizator për përparim. Ne kemi filluar të ndërtojmë një Sindikatë Shëndetësore në 27 vende.

Dhe besoj se mund ta përfundojmë në 30+.

Ne kemi filluar të ndërtojmë Bashkimin Evropian të Mbrojtjes në 27 vende.

Dhe besoj se mund ta përfundojmë në 30+”, tha Von der Leyen.