Kozle-Shkup bëhet Klinikë Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle – Shkup ta ngrit në një nivel më të lartë, në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët Kozle – Shkup.
Nga Qeveria sqarojnë se me këtë vendim synohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor në fushën e sëmundjeve respiratore tek fëmijët dhe me fibrozë cistike, duke kryer edhe veprimtari arsimore, avancimin e të punësuarve shëndetësorë dhe veprimtari shkencore – hulumtuese.
“Me këtë vendim do të fitohet diagnostikim i shpejtë dhe më efikas, trajtim dhe mjekim të pacientëve dhe do të ulet presioni drejt institucioneve të tjera me çka do të sigurohet mbrojtje shëndetësore më e qasshme dhe më cilësore e pacientëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Lajmi i plotë:
Qeveria në seancën e radhës ka miratuar Vendim me të cilin Instituti Shëndetësor Publik për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle-Shkup shndërrohet në Klinikë Universitare për sëmundje respiratorë te fëmijët në IEVP-Shkup. Ku ne ket seance ka mare pjese dhe vet ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti nga radhët e ASH,ku dhe vet ai falënderoji bashkëpunimin e gjithë stafit te Institutit Kozle, veçanërisht te gjithë përgatitjet operative dhe organizative nga vet drejtori organizativ TAHIR TAIRI i cili po ashtu vjen nga radhët e ASH-se, Instituti Shëndetësor Publik për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle-Shkup do te shndërrohet në Klinikë Universitare për sëmundje respiratorë te fëmijët në IEVP-Shkup.
Ne seancën e radhës ministri njëkohësisht arsyetoj domosdoshmërinë qe ky institut te transferohet dhe me ane te këtij vendi mundësohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor përmes kujdesit shëndetësor specialist-konsultativ dhe spitalor dhe veprimtarisë shëndetësore në nivel terciar në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike, duke kryer aktivitete edukative, duke kryer trajnime. të punonjësve shëndetësorë dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore, si dhe kryerja e shërbimeve shëndetësore që kërkojnë trajtim shëndetësor profesional, organizativ dhe teknologjik kompleks dhe multidisiplinor në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike, duke ndërtuar dhe zbatuar kritere doktrinore profesionale-mjekësore në fushën e tyre. dhe dhënien e ndihmës profesionale-metodologjike institucioneve shëndetësore nga dega përkatëse e mjekësisë. Kështu qe me këë vendim u realizua qëllimi i kamotshëm qe ky institucion te risë shkallen e cilësisë terciale duke siguruar kështu kujdes shëndetësor më të suksesshëm dhe cilësor për pacientët.
Drejtor organizativ, Tahir Tairi