Sela takon Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sot ka vizituar Kosovën ku ka pasur dy takime një me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Njoftimi nga Ziadin Sela:

Të nderuar nga pritja e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Nënkryetares Shqipe Mjekiqi, me të cilët biseduam për proceset nëpër të cilat kalojnë dy vendet tona si dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë.

Diskutuam edhe rolin dhe kontributin tonë si opozitë në proceset integruese të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si prioriteti kryesor i yni.

Me Kryetarin Abdixhiku u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin ndërpartiak, si forca të qendrës së djathtë, veçanërisht sa i përket rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në Partinë Popullore Evropiane.

Sot, bashkë me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti patëm nderin të takojmë Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin diskutuam çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!

Sfidat me të cilat përballen vendet tona, qytetarët dhe perspektiva e tyre, mbeten shqetësimi parësorë i subjekteve tona politike.

Në këtë takim, mjaft të rëndësishëm u theksua edhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve tona.

Projektet e përbashkëta, lidhja infrastrukturore, shkëmbimi dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik mbeten përcaktimi strategjik i joni dhe qytetarëve që përfaqësojmë.