Kryeministri slloven shokon Serbinë: Nëse është e nevojshme të vendosen sanksione, do të bashkohemi
Kryeministri slloven, Robert Golob, me të mbërritur sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPS) në Granada të Spanjës, bëri thirrje për kujdes në vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Serbisë pas agresionit të fundit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, nuk është e nevojshme që ato të çojnë në zgjidhje të përhershme, por Sllovenia do t’iu bashkohet sanksioneve nëse ka një qëndrim të unifikuar për këtë në BE.
Siç tha ai, liderët e vendeve anëtare të BE-së ende nuk kanë diskutuar për vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj Serbisë.
“Por unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistent dhe këmbëngulës”, theksoi ai.