‘Meta dhe Kryemadhi në arrati, çifti në prag të urdhër-arrestit!’
Gazetari Flogert Muça ka ndarë detaje të rëndësishme në Dritare Tv në lidhje me zhvillimet e drejtësisë pas hetimeve të SPAK për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion.
Muça tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi pritet të shpallen non-grata ndërsa theksoi se ka dyshime se çifti është arratisur jashtë Shqipërisë.
Ndër të tjera tha se për çiftin janë përgatitur edhe urdhër-arreste dhe se ka dy çështje për të cilat Meta po hetohet.
“Kam bërë një pyetje publike dje për Metën dhe Kryemadhin. Mirëpo ata nuk na i japin dot përgjigjen pasi telefonin e kanë të fikur, fjalët janë që Meta nuk është fare në Shqipëri. Fjalët janë që urdhër-arrestet janë prerë. Dosja e lobimit janë gropë e madhe që Meta dhe Kryemadhi nuk do e kalojnë dot. Meta dhe Kryemadhi janë gati për non-grata, ata telefonin e kanë të fikur, nuk dihet ku janë. Ky është tërmet shumë i madh që jep mesazhin që fundi i pandëkueshmërisë ka ardhur po ashtu edhe ai i tranzicionit. 2024 mund të jetë fillimi i ri për Shqipërinë drejt ëndrrës evropiane në 2030”, tha Muça.