Policia e Kosovës e vendosur për kontrolle në veri – Nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok (Video)

Shpërndaje

Policia e Kosovës e vendosur për kontrolle në veri – Nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok

Sot në mëngjes makineritë e rënda filluan pastrimin e terrenit pranë shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok, përcjell “Mitropol”.

Aty Policia e Kosovës ka nisur punimet për ndërtimin e stacionit policor.

Ky veprim i Policisë siç raporton mediumi Kossev në gjuhën serbe ka shkaktuar indinjatë tek qytetarët serbë, me ç’rast ata kanë paralajmëruar një protestë.

Policia e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se në këtë lokacion është duke u ndërtuar një stacion policor, duke bërë me dije se vendimi u mor në vitin 2018 dhe tani kanë marrë miratimin për të nisur punimet.

Herët në mëngjes sot makineri të rënda kanë filluar pastrimin e fushën në afërsi të shkollës fillore në këtë qytet.

***************

“Kossev” shkruan se sot në mëngjes makineritë të rënda kanë filluar pastrimin e terrenit në afërsi të shkolles fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok. Aty do të ndërtohet një stacion i Policisë së Kosovës, gjë që sipas Kossev ka nxitur pakënaqësi të banorëve lokalë.

Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve. Elshani ka treguar se deri tani kanë funksionuar në shtëpi private.

“Meqë ishim në shtëpi private, vendimi është marrë në vitin 2018, kemi marrë miratimin që të fillojmë të ndërtojmë tani, përndryshe vendimi është marrë më herët”, ka thënë Elshani.
Ai po ashtu ka konfirmuar se aty fillimisht do të vendosen kontejnerët e policisë.

“Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion”, ka thënë Elshani.