Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës në Maqedoni

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 24.10.2023.

Nga data 28.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 47,174 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.