BotaTop Lajme

Pas sulmit tokësor të Izraelit në Gaza, Erdogan u bëri thirrje të gjithë turqve të mblidhen në aeroportin Ataturk të Stambollit

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas nisjes së sulmit tokësor në Gaza nga Iseraeli, duke i thirrur të gjithë qytetarët e Turqisë që të mblidhen në Aeroportin Ataturk të Stambollit për të treguar solidaritetin me palestinezët.

“Ftoj çdo pjesëtar të kombit tonë në #BüyükFilistinMitingi nesër, të cilin do ta mbajmë në Aeroportin Ataturk të Stambollit, ku do të tregojmë edhe një herë solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë për të gjithë botën”, ka shkruar Erdogan në Twitter.