Lungomarja e Vlorës do të shtrihet deri në Orikum

Shpërndaje

Projekti i Lungomares do të shtrihet edhe përtej tunelit të Ujit të Ftohte, në Vlorë duke u zgjatur deri në Orikum.

Inxhinierët që po zbatojnë projektin i shpjegojnë kryeministrit që inspektoi punimet, se në gjatësinë prej 4.5 kilometrash do të ketë korsi biçikletash, sheshe, gjelbërim si dhe do të vendosen pileta që jo vetëm të zgjerohet plazhi në ato pjesë të rrugës ku deti ka përparuar drejt tokës, por edhe për të frenuar erozionin detar.

“Kthimi i kësaj në pedonale do të jetë një spektakël i paparë. Të nisesh me makinë dhe duhet të bësh një fotografim dhe regjistrim të çdo lloj llozhure. KËto nuk mund të rrijnë këtu”, tha kryeministri.

Bizneset që preken nga projekti kryebashkiaku i Vlorës thotë se janë të pakta, gjithsesi për ta është menduar që pas përfundimit të punimeve të rivendosen në të njëjtën zonë.

Ndërsa në ndalesën në Dhërmi urdhri i Ramës që ia drejtoi ministres Kumbaro më shumë se atij që ka përgjegjësi për këtë zonë, kryebashiakut në detyrë të Himares, ishte pastrimi i çdo rruge nga struktura provizore që prish imazhin dhe është estetikisht jo e bukur.

“Respektohet prona, pro gardhe, teneqe, susta, krevate të vjetër, rulota, tenda, të gjitha, duhet të hiqen. Kushdo që do të bëjë një gardh, ta bëjë gardhin me një model”, tha kreu i qeverisë.