Temperaturat “përvëluese”, Policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët në pikën kufitare Morinë

Shpërndaje

Për shkak të turizmit, e po ashtu ardhja e bashkatdhetarëve ka shtuar kolonat në kufirin mes kufirit Shqipëri -Kosovë, në Morinë.

E në këto kushte të temperaturave përvëluese, policia shqiptare u ka ardhur në ndihmë udhëtarëve duke iu ofruar atyre ujë të ftohtë për tu freskuar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël”.

“Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.