RajoniTop Lajme

Haradinaj kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij

Shpërndaje

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e tij.

Haradinaj ka thënë se Pajaziti ishte pjesë e brezit të parë të UÇK-së, themelues i saj dhe një komandant i shquar.

“Komandant Zahir Pajaziti i përket brezit të parë të UÇK-së. Ai ishte një nga themeluesit e saj dhe njëkohësisht një komandant i shquar. Sot, në ditëlindjen e tij, kujtojmë një hero që, me plot kuptimin e fjalës, na nderon. Gëzuar ditëlindjen, heroi ynë!”, tha Haradinaj.