Rama kritika BE-së: Fqinjët marrin 4500 euro për frymë ndërsa Rajoni 138 euro! Dëshmi e frikshme e ndarjes klasore që thellon ndarjen tonë
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian të cilët sipas tij ndajnë në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro për frymë gjë që pengon procesin.“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni.
Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.