Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste: Turizmi po kthehet në industri, në tetor rritje mbi 80% në krahasim me vitin e kaluar

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar e Partisë Socialiste tha se sektori i turizmit në vendin tonë ka pësuar rritje edhe në muajin tetor.

Rama: Mora të dhënat e tetorit për turizmin, në krahasim me tetorin e shkuar mbi 80%, nga 365 mijë, 691 mijë turistë, nga janari në tetor ne kemi prekur pothuajse prekur për disa mijëra numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qenë të saktë është 8,92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme disa vite më parë. Mos të harrojmë se kur flasim për turizëm ka disa që mendojnë se është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme, turizmi po kthehet në industri dhe është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, ata do të thotë njëkohësisht rrisin në mënyrë eksponenciale konsumin, rrisin kërkesën për shërbime, për prodhime, patjetër rrisin në mënyrë të ndjeshme të ardhurat.

Po ta shikojmë të zbërthyer se çfarë qëndron mbrapa kësaj pamjeje konkrete të transformimit të Shqipërisë në sytë e botës janë një sërë politikash që janë vënë në zbatim. E di që nuk është shumë tërheqëse të dëgjosh shifra, por duke qenë se kjo është mbledhje do të doja të rreshtoj disa shifra të rëndësishme për të pasur parasysh se Shqipëria sot është gjithmonë edhe më atraktive dhe më e respektuar jo vetëm se ka një pamje të bukur, por sepse pas asaj pamjeje të bukur kanë ndodhur gjëra të rëndësishme. Fondi Monetar Tregtar tha se Shqipëria ka një prej ekonomive më rezistente në rajon, të kesh ekonomi rezistente brenda kapacitetit që ke nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve bëri pas 7 vitesh një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar nga vlerësimi B+stabël, në B+me perspektivë pozitive.