VMRO-ja thirrje Qeverisë: Urgjentisht të korrigjohet lista e produkteve me TVSH të rritur

Shpërndaje

VMRO-ja i bëri thirrje qeverisë që urgjentisht të korrigjojë listën e produkteve me TVSH të rritur. Sipas opozitës, të gjitha produktet që janë pjesë e përdorimit të përditshëm duhet të kthehen në 5%. VMRO-ja akuzoi qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së se me masa të këtilla po dëmton qytetarët dhe ekonominë. Kjo parti prezantoi një sërë produktesh ushqimore që i nënshtrohen TVSH-së edhe pse të njejta gjenden në listës e ngrirjes së çmimeve deri më 30 nëntor.

“Në listën e produkteve që nga sot do të kenë TVSH-në 10% në vend të 5% janë edhe produktet ushqimore, çmimet e të cilave janë ngrirë deri më 30 nëntor të këtij viti. I bëjmë thirrje qeverisë që sot të mbajë seancë urgjente dhe të korrigjoj listën dhe të gjitha produktet që janë pjesë e saj nga përditshmëria e qytetarëve t’i kthejë me një normë të TVSH prej 5%. Është më se e nevojshme që kjo qeveri të zëvendësohet sa më shpejt sepse paaftësinë e tyre po e paguajmë çdo ditë”, deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk