Zëvendësministri turk shkruan për Netanyahun: Do të vdesësh!
Zëvendësministri turk i Arsimit, Nazif Yilmaz, ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Benjamin Netanyahu “do të vdesë”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Yilmaz ka publikuar një video për sulmet në Gaza ku krahas së cilës shkruan se:
“Një ditë do të të qëllojnë edhe ty. Do të vdesësh”, shkruan ai në Twitter.
Netanyahu ishte vendosur të vizitonte Turqinë në muajt e ardhshëm, pasi shtyu një udhëtim në korrik.
Muajin e kaluar Erdogan u ul me Netanyahun në Nju Jork në takimin e parë të njohur mes dy liderëve.
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë dukur më të afërta vitin e kaluar, pas një periudhe të gjatë armiqësie midis liderëve të dy vendeve, kryesisht për mbështetjen turke për Hamasin.