Maqedoni

Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fortë, ne na ke në krahë

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë me fjalë mbështetëse për rrugëtimin drejt BE-së. Ahmeti mbështetjen ia shprehi Ramës nga Samiti i III-të i Diasporës që këtë vit organizohet në Tiranë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I dashur Edi, unë mendoj se ne së bashku jemi një hap para anëtarësimit.
Duhet edhe më fortë ta ngrisësh zërin, ashtu siç e ke ngrit deri tani. Neve tjerëve nuk na ke pas por në krahë” ka thënë Ahmeti në drejti të Edi Ramës në Samitin e III-të i Diasporës në Tiranë.

Njejtë si sot Edi Ramës, Ahmeti gjatë ditës së djeshme u dëgjua t’i thotë edhe Stevo Pendarovskit, kryetarit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit, Dimitar Kovaçevski në lidhje me gjuhën maqedone. Në mbështetjen për gjuhën maqedone “neve nuk na keni pas por në krah” Ahmeti jua dha Kovaçevskit dhe Pendarovskit nga manifestimi për nder të ditës së Alfabetit shqip, që u mbajt në Shkup.