Gjysma e “pushtetit” në stadiumin e Çairit, përfshirë Kovaçevskin e Ahmetin

Shpërndaje

Dje, gjatë ndeshjes së fundit të kampionati të futbollit mes FC Shkupit dhe Akademia Pandev, ku përfundoi 3-0 dhe Shkupi u shpall kampion, në stadium u vërejtën figura të larta të pushtetit dhe politikës. Përveç zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, që është një fans i FC Shkupit pjesëmarrës në stadium ishin edhe kryeministri Kovacevski, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryeparlamentari Xhaferi, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, kryetari i Çairit Visar Ganiu dhe shumë politikanë të tjerë kryesisht funksionarë të BDI-së.

Postimi nga Ahmeti:

FC Shkupi përmbylli sot me fitore një sezon të shkëlqyeshëm dhe solli në Çair trofeun e merituar të kampionit të futbollit vendor.

Nga tribunat e stadiumit nën atmosferën e flaktë që krijuan tifo grupi Shvercerat përgëzuam sot futbollistët dhe udhëheqësinë e klubit për suksesin e arritur.

Qoftë i mbarë rrugëtimi i tyre edhe në garat europiane!

Postimi i Grubit:

Gëzim e festë e madhe sot në tribunat e stadiumit në Çair, FC Shkupi ngriti trofeun e kampionit të futbollit në vend 🏆

Urime futbollistëve, udhëheqësisë së klubit, tifo grupit Shvercerat dhe të gjithë shkupjanëve.