Maqedoni: Përmbaruesi nuk mund të kërkojë më shum para nga ju dhe ju nuk mund të nënshkruani asgjë me ata

Shpërndaje

Në lidhje me Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut dhe borxhin ë duhet paguar, Ana Gligorova ka shkruar se Përmbaruesi nuk mund të ju kërkojë para më shumë se sa me ligj duhet ti ktheni dhe se nuk mund të nënshkruani asgjë me ata.

”Kur kamata penale arrin shumën e borxhit bazë, p.sh. 1000 den më së shumti që mund të paguani është 2000 den. Përmbaruesi mund të marrë 200 den. Kaq. Ka një pezullim arkëtimi, që do të thotë se përmbaruesi mund të mos ju kërkojë më shumë para dhe ju të mos firmosni asnjë dokument me të” – shkruan Ana Gligorova. /Telegrafi/